Skuadra e Gostivarit e ka demoluar ekipin e Kozhufit me rezultatin e thellë 5:1. Gostivari që para kësaj ndeshje e ndërroi trajnerin, fitoi me golat e Emran Ramadanit që shënoi dy herë, kurse nga një e realizuan: Simeon Hristov, Antonio Kalanoski dhe Rejan Abazi, shkruan Euforia.
Me këtë fitore Gostivari e kaloi Vardarin në renditjen tabelare dhe tani gjenden në pozitën e dytë që çon direkt në Ligën e Parë.
Të mërkurën është ndeshja e radhës e Gostivarit, kur do të përballet në terren mysafir me Arsimin e Çegranit.