Vallet burimore kanë qenë dhe janë thelbi i etnosit shqiptar, janë një traditë që trevat e ndryshme shqiptare e ruajnë dhe e trashëgojnë brez pas brezi, por në ruajtjen e kësaj trashëgimie, padiskutim, rol të rëndësishëm kanë luajtur ansamblet që në repertorin e tyre kanë fokusuar muzikën dhe vallet popullore burimore, të cilat kanë një traditë në grykën e Karadakut, ku janë kultivuar me shumë dashuri dhe përkushtim.
Një grup valltarësh nga AKV ”Bajram Shabani” nga Kumanova edhepse në moshë, janë pikërisht ata që me fanatizëm e ruajnë traditën dhe ritet e valleve burimore që janë një thesar i pashterrur për gjeneratat që do vijnë.
Ata me shumë zell dhe përkushtim të pashoq luajnë vallet në origjinalitetin e tyre, pa ndryshuar asnjë takt apo ritëm, që mos të humbin nga origjinaliteti nga këto valle shekullore, sikurse janë luajtur edhe më herët nga doajenët e valles shqipe si: Sherif Iseni, Talat Osmani, Shaip Agushi, Memet Kadriu e të tjerë, poashtu edhe nga Zekirja Kadriu dhe Qenan Ameti, ku këta dy të fundit ishin anëtar aktiv dhe udhërrefyes për të gjithe ata që do vazhdojnë rrugëtimin e tyre.
Pasë shum sukseseve që kanë arritur ky grup deri më tash si në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri në festivalet e këngëve dhe valleve burimore, suksesi i fundit ishte në Festivalin në Rozhajë të Malit të Zi me një performancë të përkryer.
Sipas jurisë profesonale dhe me duartrokitje në skenën e hapur të festivalit duke gëzuar zemrat e shumë shqiptarëve që ishin në numër te madh duke përcjell vallet në skenën përplot ritme burimore dhe tingujt e zurles e tupanit që tingëllonin me madhështin e tyre, duke lënë një kujtim dhe kënaqësi të paharruar për shqiptarët atje.