Avokati i politikanit serb Nikola Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq tha se kushtet në të cilat u mbajt ai në spitalin e burgut nuk ishin të mira.
Sipas tij Sanduloviq, i cili tashmë u lirua, mbajt në burg dhe u dhunua deri sa i shkaktuan paralizë të pjesshme vetëm sepse ai vendosi lule pranë varrit të një vajze shqiptare.
Avokati tha se ai deri më tani ishte i fokusuar vetëm te lirimi i klientit të tij, por tani ai do të kërkojë që të merren masa ndaj dhunuesve të tij.
Gjithashtu avokati tha se edhe ai do të vendos lule në varrin e familjes Jashari.