Ish-kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hassani, do të vazhdoj karrierën në një ambient të njohur dhe rikthehet në Danimarkë ku do të luajë për skuadrën e Helsingorit. Mesfushori 32-vjeçar do të luajë në ligën e dytë në dy vitet e ardhshme dhe do të përpiqet të ndihmojë ekipin të arrijë rezultate më të mira.
“Buba” ka luajtur në të kaluarën për Brondby, kështu që ky është qëndrimi i tij i dytë në vendin skandinav. Sulmuesi e përfundoi këtë sezon si lojtar i Shkëndijës, me të cilin u nda kohë më parë dhe tani është larguar për një sfidë të re në Danimarkë.
Në këtë vend tashmë luan Sefer Emini, i cili është anëtar i Nordsjaelland-it, ndërsa para disa sezoneve në këtë ligë ka luajtur edhe Aleksandar Trajkovski, i cili ishte pjesë e skuadrës së Aalborgut.
Hasani ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, ndaj përveç Danimarkës ka luajtur edhe në Gjermani, Finlandë, Arabinë Saudite.