Selajdin Shabani- (LAJDINS HABANI)
Ishe,
erdhe,
dhe mbete vetëm një numër abstrakt,
që nuk shoqërohesh me asnjë emër:
herë ishe tek e here çift,
duke mos u shumëzuar
me asnjë numër fill.
Herë ishe e papërcaktuar
e herë simbol dashurie:
herë numër pozitiv
e herë numër negativ.
Ti ishe një hyrje pa numër
dhe pa numër amzë
dhe mbete e fundit në listë,
si dhe diku(r)-ishim,
ku nuk të mbanin
as numri i këpucëve,
e këmisha ishte pa numër.
Ti ishe një trill, pa susta,
pa numër: s’e vë,
s’e zë, s’e shtie,
s’e fut një numërhyrjeje në derë e në dritare.
Nuk mbete
as për numër në lule të ballit,
as për numër imagjinar,
as për numër shtëpie,
as për njehsor, as për fije brinje,
as për gishta dore,
as për kafshate goje,
as për tespihe,
por ishe mbiemër që tregon numër.
Dhe jeta vazhdon me vend-numëro,
me numra imagjinarë të një mortaje
duke vrarë motet.