Skuadra e Struga Trim Lum ka vazhduar betejën për mbrojtjen e titullit. Kampioni aktual ka triumfuar në udhëtim te Makedonija GJP me rezultat 0-1, duke mbetur lider në rendije, shkruan Open-TV
Golin e tre pikëve të mëdha për struganët e shënoi Besart Ibraimi në minutën e 24-të nga një largësi jashtë zonës së rreptësisë.
Megjithate, nuk duhet harruar edhe asistin fenomenal të Bunjamin Shabanit, i cili në mes të fushës fitoi një duel me lojtarin kundërshtar dhe më pas vrapoi afër 30 metra dhe ia pasoi topin si në pjatë Ibraimit, i cili me goditje të fortë dhe precize e vendosi topin në rrjetën e vendësve për 0-1.
Ky rezultat nuk mbeti i pandryshuar edhe në pjesën e dytë dhe Struga u kthye me tre pikë të vlefshme.
Pas javës 28-të, Struga TL ka 58 pikë, tre më shumë se Shkupi në vendin e dytë dhe Shkëndija e treta me 52 pikë, pasojnë Tikvshi i katërti me 39, Sileks 38, Gostivari 37, Brera 34, Rabotnicki 34, Voska Sport 31, Vardar 29, Bregallnica 26, Makedonija 25 pikë.
Në javën e ardhshme do të takohen: Struga TL-Sileks, Shkëndija-Gostivari, Shkupi-Tikveshi, Voska-Bregallnica, Brera-Vardar dhe Rabotnicki-Makedonija GJP. (Open-TV)