Sot në fshatin Çellopek të komunës së Bërvenicës nën organizim të rinisë dhe donatorëve të këtij fshati është organizuar një iftar i madh, i përbashkët.
Iftari është organizuar në një ambient të hapur, ku kanë marrë pjesë 500 banorë të grupmoshave të ndryshme.
“Iftar i perbashket i fshatit Çellopek. Faleminderit donatoreve dhe rinise per kete organizim”, ka shkruar Idriz Idrizi, banor I këtij fshati. (Open-TV)