“Politikanët shqiptarë në Maqedoni janë të zënë me çështje kombëtare maqedonase. Është një rrezik që shumë faktorë të tjerë në rajon mund të abuzojnë”, kështu tha mbrëmjen e sotme në “Click Plus” në TV21 ish-deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.
I pyetur se çfarë saktësisht do të thoshte me këtë, Dimovski u përgjigj:
“Nuk duhej të ndodhte që ministri Bujar Osmani të nënshkruante një deklaratë të njëanshme për gjuhën maqedonase, para se të konsultohej me gjuhëtarët”, tha Dimovski, i cili shtoi se politikanët shqiptarë në Maqedoni duhet të sillen një shkallë më të përgjegjshme se politikanët maqedonas kur është fjala për çështje kombëtare.