Skuadra e Besës ka festuar me rezultat minimal (0-1) kundër Sllogës në Vinicë. Golin e tre pikëve e ka shënuar Imran Fetai.
Mbrojtësi i talentuar e ka shfrytëzuar për mrekulli harkimin nga korneri të Maliq Belulit, duke kërcyer më së larti në zonën e rreptësisë dhe duke shënuar gol të bukur me kokë.
Pas kësaj fitore dobërdallësit renditen në vendin e nëntë me 24 pikë, 7 fitore, 4 barazime dhe 9 humbje.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni golin e bukur me kokë të qendërmbrojtësit talentuar Fetai.
Fetai është ftuar nga U21 e Maqedonisë për ndeshjet miqësore të fundmarsit me Letoninë, Finlandën dhe Sllovakinë.