Jasir Zekiri tash e tutje do të jetë nën urdhrat e trajnerit Gazmend Hiseini, përcjell Open-TV.
Futsallsiti i Futsal Karadaku nga Komuna e Likovës në sezonin pranveror do të luaj për Futsal Club Arben Bajrami nga Shkupi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Postimi i plot i Futsal Club Arben Bajrami:
Me kënaqësi ju njoftojmë që rradhëve tona ju bashkangjit 30 vjeçari Jasir Zekiri.
Zekiri deri tani ka mbrojtur ngjyrat e ekipit të Karadakut, bëhet fjalë për një lojtar me përvojë të pasur në ligën e futsalit të Maqedonisë së Veriut.
Ne emër të stafit të klubit, publikisht i dëshirojmë mirëseardhje dhe bashkarisht t’i realizojmë qëllimet tona./Open-TV