Kapiteni i Bashkimit nga Kumanova, Shengil Jashari, thotë se zigjelbrit do të mundohen që ta përfundojnë sezonin vjeshor të Ligës së Tretë-Veri me fitore, shkruan Open-TV.
Skuadra kumanovare do të takohet me Aerodrom si mysafirë në takimin që do të fillojë prej orës 13:30 minuta.
“është ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor dhe normalishtë që dëshirojmë ta mbyllim me fitore. Aerodrom kërkon respekt dhe vëmendje më të madhe, normalisht çdo kundërshtar kërkon, mirëpo ky nesër pak më shumë. Është një kundërshtar, por shpresoj që të bëjmë lojën tonë më të mirë dhe të kthehemi me fitore. Ky është edhe mesazhi im për bashkëlojtarët e mi – që me fitore ta mbyllim sezonin dhe festojmë titullin kampion vjeshtor”, deklaroi kapiteni Jashari./Open-TV/