Kapiteni i Besës nga Dobërdolli për Open-TV flet për përgatitjet në Antalia të Turqisë.
KF Besa nga Dobërdolli aktualisht ndodhet në Antalia, ku po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve për sezonin pranveror në Ligën e Dytë.
Ai flet për përgatitjet, adaptimin, kushtet, ndeshjet miqësore dhe pritjet në sezonin pranveror.
“Për momentin gjendemi në Alanya të Turqisë, ku po zhvillojmë fazën përgatitore. Sot është dita jonë e tretë në Alania. Besoj se ekipi është adaptuar mirë me disa ndyshime të vogla në ekip. Kushtet janë në nivel shumë të lartë”, deklaroi kapiteni Xhemail Esati ekskluzivisht për Open-TV dhe vazhdoi:
“Këtu do të zhvillojmë tre ndeshje miqësore, ndërsa ndeshjën e parë do ta luajmë nesër (27 janar, ora 11:00) kundër ekipit nga Rusia, Spartak Kostroma”.
Ai foli edhe për objektivin e skuadrës.
“Qëllimi jonë vazhdon të jetë ai i njëjti, pra në fund te sezonit të dalim kapion dhe të futemi në Ligën e Parë.
Besa në Antalia do të qëndrojë deri më 3 shkurt.
Besa e ka mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e parë me 40 pikë, pesë më shumë se Detonit. Kampioni dimëror e nis stinorin e dytë në shtëpi kundër Osogovës nga Koçana. (Open-TV)