Sezoni futbollistik në Ligën e dytë futbollistike të Maqedonisë së Veriut përfundoi. Skuadra e Karaormanit nga Struga e mbylli stinorin 2022/23 në vendin e 11-të me 34 pikë. Futbollisti i talentuar dhe me perspektiv i këtij ekipi, Jasin Kazimoski (i lindur në vitin 2001), pati një sezon të shkëlqyer në fanellën e skuadrës liqenase, shkruan Open-TV.
Ai ishte një nga lojtarët kryesorë, duke dhën një kontribut të madh së bashku me bashkëlojtarët e tij në sezonin e suksesshëm, në të cilin Kararomani siguroi qëndrimin për të luajtur edhe vitin e ardhshëm në Ligën e dytë.
Ps: Jasin Kazimovski me fanellën numër 8
Kazimoski i ka luajtur gjithsej 29 ndeshje kampionale, me gjithësej 2326 minuta. Ai shënoi dy gola, një kundër ekipit të Vardarit dhe një ekipit të Kamenica Sasa.
Loja dhe lufta e tij në mesfushë u vu re nga disa skuadra të kategorisë së dytë dhe disa nga Liga e Parë.
Në adresën e tij kanë mbërritur disa oferta interesante për sezonin e ardhshëm. Ai shpreson të zgjedhë një ekip që do të kontribuojë në zhvillimin e tij më të madh futbollistik dhe afirmimin në karrierën e tij futbollistike. (Open-TV)