KF Arsimi nga Çegrani ka uruar KF Besa për suksesin e arritur historik, shkruan Open-TV.
Katër xhiro para fundit në Ligën e dytë të RMV-së, KF Besa edhe matematikisht ka siguruar pjesëmarrjen në ligën e Parë.
Tani, KF Arsimi përmes rrjeteve sociale, ka uruar Besën, festa e të cilëve tashmë ka nisur.
Postimi:
𝗨𝗿𝗶𝗺𝗲 𝗞𝗙 𝗕𝗲𝘀𝗮 𝟭𝟵𝟳𝟲 𝗸𝘂𝗮𝗹𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗻𝗲 𝗟𝗶𝗴𝗲 𝘁𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗲
Në emër të Kryesisë, stafit teknik dhe lojtarëve, klubi ynë përuron përzemërsisht klubin e 𝐊𝐅 𝐁𝐞𝐬𝐚 𝟏𝟗𝟕𝟔 nga Dobërdolli dhe tifozërinë e tyre për ngjitjen në Ligën e parë të futbollit vendorë, duke ju uruar shumë suksese e mbarësi në vazhdim!
Me respekt,
𝐊𝐅 𝐀𝐑𝐒𝐈𝐌𝐈 𝟏𝟗𝟕𝟑 (Open-TV)