Në qytetin turisitik të Durrësit në Shqipëri është zhvilluar turneu tradicional në futboll “Ulpiana Cup 2023” për U-11 dhe U-13 në të cilën kanë marrë pjesë 16 ekipe nga trojet shqiptare, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe vendi organizator-Shqipëria, shkruan Open-TV.
KF Bashkimi-gjenerata U11 (të lindur në vitin 2012) nga Kumanova ka dalë kampion i turneut, pasi në finale e kanë mposhtur Ulpiana 1 me rezultat 2-0, me golat e Rexhail Bajramit dhe Omer Ibrahimit. Para kësaj ndeshje Bashkimi U11 i kishte mundur këto ekipe: Ferizajin (6-2), Dardanët (4-0), Ulpiana 2 (6-0), Besinanën (1-0) dhe Tefik Çanga (7-1).
Bashkimi dominoi edhe në garat individuale, ku golashënues më i mirë i turneut u shpall Rexhail Bajrami-Rexha, kurse lojtar më i mirë Albin Saliu.
Trajnerët e KF Bashkimi të gjeneratës U11, Erkan Osmani dhe Sazan Latifi janë shprehur të kënaqur me suksesin e arritur, ndërsa falënderojnë të gjithë prindërit për mbështetjen gjatë gjithë kohës. (Open-TV)