KF Bashkimi nga Kumanova ka njoftuar se Florim Ymeri-“Lima” do të jetë trajner i ri i tyre për sezonin e ri në Ligën e dytë të Maqedonisë në futboll. Ai vjen në vend të Muarem Rustemit, shkruan Open-TV.
Ai deri tani ka punuar me grupmoshat e reja të shkollës së futbollit Bashkimi. Në të kaluarën, Ymeri ka udhëhequr ekipin e Goblenit nga Kumanova në Ligën e Tretë dhe të Dytë.
Për ish-lojtarin e Bashkimit kjo do të jetë një sfidë e re në Ligën e dytë.
“BASHKIMI NEN DIRIGJIMIN E FLORIM YMERIT – LIMA. Trenjer i ri per sezonin 2023/2024, do te jete Florim Ymeri- Lima! Kenaqesi e vecante qe ekipin do ta udheheq Lima, nje ikone e klubit tone dhe trajner me pervoje te Liges se Dyte. Urojme qe me Limen, klubi te shenoj nje rritje ne cilesi, duke arritur synimet e klubit per sezonin e ri! Suksese trenjer Florim Ymeri !”, thuhet në njoftimin e KF Bashkimit. (Open-TV)