Kështu është kur keni një udhëheqësi që është e organizuar, që e di se çfarë do. Aq normale është kjo fitore e Gostivarit ndaj Vardarit me 1:0 në super-ndeshjen e xhiros së 9-të.
Themi se për këtë arsye drejtuesit e klubit do t’u shpërndajnë lojtarëve 20 mijë euro premio për triumfin ndaj rivalit të madh për dy vendet e para në tabelë.
Tani pas xhiros së 9-të Voska është e para me 23 pikë, Vardari është i dyti me 22 dhe Gostivari 21 pikë. Uh, dhe sa nxehtë do të jetë.
Gjithsesi, gostivarasit kanë ditur ta festojnë fitoren së bashku me tifozët e tyre që kanë ardhur për të brohoritur për “idhujtë” e tyre në Reçicë të Tetovës.