17 prill – Në derbin e javës së 19-të të Ligës së parë të Maqedonisë në futsall, fusallistët e KFV Forca nga Kumanova festuan me rezultat 8-5 si mysafir të Astibos në Shtip dhe me tre pikë të reja janë pranë inkuadrimit në elitën e futsallit, shkruan Open-TV.
Golat për ekipin fitues nga Kumanova i shënuan: Mario Blagojevski (4), Ergin Sherifi (2), Besim Mustafi (1) dhe Stefan Trendafilovski (1)
“Me këtë fitore edhe matematikisht kemi siguruar inkuadrimin në ligën e parë për sezonin e ardhshëm. Edhe dy xhiro deri në përfundim të sezonit, në rast fitoreve klubi Futsal Forca do të inkuadrohet nê ligë të parë si lider i ligës”, deklarojnë nga KFV Forca.
KFV Forca në 18 ndeshje të luajtura kalon në pozitën e parë me 45 pikë, prej tyre 14 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, në vendin e dytë është Kegi Mebi nga Velesi me dy pikë më pak./Open-TV/