Skuadra e Shkëndijës do të tentojë të sjellë një tjetër përforcim në këtë afat kalimtar dimëror. Drejtuesit e klubit janë duke bërë përpjekje që Enur Totre të kthehet në klubin tetovar. Ai është anëtar i klubit ukrainas Vorskla Poltava.
Totre duhet të jetë një surprizë e këndshme për tifozët e Shkendijës këtë dimër. Ai ishte i preferuari i tyre gjatë kohës së tij në këtë klub.
Shkëndija deri tani ka sjellë Metodi Maksimovin nga Rabotniçki, si dhe Kamer Qakën, Mustafa Mujezinoviqin dhe Nasko Milevin.