Të martën (10 maj), në Kumanovë do të organizohet koncert i muzikës klasike, shkruan Open-TV.
Ky koncert do të mbahet tek tek shkolla e muzikës në Kumanovë me fillim prej orës 19:30, nën organizim të Shoqatës kulturore-artistike “Mrika”.
Në koncert do të marrin pjesë tenori kumanovar Ismet Vejseli, i cili skenën do ta ndajë me pianistin Shkëlzen Baftiari, kurse mysafir special do jetë violinistja e talentuar, Fjolla Reçica! Hyrja eshte e lirë./Open-TV/