Të shtunën, më 20 prill 2024, në Vjenë të Austrisë për herë të parë do të qëndrojë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, raporton Open-TV.
Talat Xhaferi do të jetë i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela.
Lajmin e kanë bërë të ditur Ardit Zendeli, Koordinator i Koalicionit Fronti Evropian për Diasporë, së bashku me përfaqësuesin e Aleancës për Shqiptarët në Austri, Nderim Istrefi dhe Koordinatorin e BDI-së për Wien, Sadik Sadiku.
Ata iu bëjnë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve që të marrin pjesë në takim.
Postimi:
Të dashur bashkatdhetarë
Më 20 prill 2024, vetëm për ju, kryeministri i parë Shqiptar i Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, për herë të parë në Austri.
Së bashku me Ministrin e Drejtësisë z. Krenar Lloga dhe z. Ziadin Sela.
Ju mirëpresim të gjithëve!
(Open-TV)