Një kumanovar është përgjuar dhe grabitur sonte në veturën e tij në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë. Grabitja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur disa persona kanë qëlluar mbi të dhe i kanë marrë një qese me para.
“Në ora 20:20 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën ‘Done Bozhinov’ në Kumanovë, automjeti i pasagjerëve ‘Range Rover’ me targa të Shkupit është përplasur me mjetin pasagjer ‘Pasat’ me targa të Kumanovës i drejtuar nga S. S. (63) nga Kumanova. Në të njëjtën kohë, disa persona kanë qëlluar në drejtim të drejtuesit të mjetit të pasagjerëve ‘Pasat’ dhe i kanë marrë një qese me para, më pas i kanë vënë flakën mjetit të pasagjerëve ‘Range Rover’. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Kumanovë.