Një foto na vjen nga mërgimtarët shqiptarë në Wels të Austrisë. Fotoja është shkrepur në lokalin “Besa”, pas namazit të Teravisë, ku mysafir ka qenë hoxha i nderuar Ardian Sejdiu.
Kujtojmë se, mbrëmë në këtë qytet është bërë hapja e xhamisë së re HORIZONT, një xhami bashkëkohore, investim e mërgimtarëve shqiptarë në Wels dhe më gjerë.
Pas faljes së Namazit të Teravisë shumë nga mërgimtarët vizitojnë lokalet për t’u relaksuar me kafe dhe për t’u shoqëruar mes vete.
Për fat të mirë sonte ka rastisur të jetë ditë e premte, pasi në fundjavë pushojnë. Zoti i bekoftë mërgimtarët. (Open-TV)