Dje, në derbin e madh të Arabisë Saudite, Al-Ittihad mposhti me rezultat 1:0 Al-Nasr, skuadrën e Cristiano Ronaldos. Sigurisht që kjo nuk i pëlqeu portugezit, i cili si kapiten i frustruar donte ta hidhte shiritin. Megjithatë, nuk ndodhi.
Ndryshe, është interesant se pas ndeshjes, rreth 60 mijë shikues në stadium, tifozët e Al-Ittihad provokuan Ronaldon duke thirrur “Messi, Messi…”, dhe ai i dëshpëruar filloi të gjuante me shkelma shishet që ndodheshin pranë fushës.
Skena vërtet të pakëndshme për të.
جمهور نادي الاتحاد يردد اسم الأسطورة ميسي لحظة خروج لاعب النصر كرستيانو رونالدو pic.twitter.com/DR72aKSaJ0
— Messi Xtra (@M30Xtra) March 9, 2023