Policia ka përfunduar operacionin në veri të Kosovës. Gjatë dy ditëve kontrolle dhe bastisje në Banjskë janë sekuestruar armë dhe mjete pa targa ndërsa janë shoqëruar shumë të dyshuar. Këtë të martë policia zyrtarisht ka përfunduar operacionin në këtë zonë dhe pritet që gjatë të mërkurës të marr një tjetër vendim se si do të procedojë me këtë zonë. Kryeministri Albin Kurti pas këtij operacioni ka bërë një reagim duke deklauar se Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës, por nga veglat terroriste të Serbisë. Ai ka zbardhur edhe diskutime nga takimi që ka pasur në Maj në Bruksel me presidentin Serb.
Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 Shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 Majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen,” përfundoi reagimin Kurti. / Klan News