Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari është një prej lojtarëve që mund të bëjë ndryshim gjatë afatit kalimtar të verës.
Mediat italiane raportojnë se skuadra e Bolognas e ka futur në listën e lojtarëve të kërkuar gjatë sezonit të ardhshëm, shkruan Indeksonline
Jashari mund të luaj sezonin e ri 2024/25 në Serie A dhe trajneri Thiago Mota është një “fans” i futbollistit shqiptar.
21-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje me Luzernin në Superligën e Zvicrës, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste.
Me ekipin zviceran, Jashari ka kontratë deri në vitin 2026.
Bologna nuk është klubi i vetëm që kërkon shërbimet e mesfushorit “Helvetik”, ka edhe skuadra nga Zvicra dhe Ligue 1 në Francë që kërkojnë kartonin e plotë të tij.