Një nga ndeshjet më vendimtare dhe më historike të klubit, na pret të mërkurën në kryeqytet kur do të përballemi me Makedonija Gjorçe Petrovin në kuadër të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale në Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Voska në këtë transfertë udhëton me avantazh prej dy golave nga takimi i parë i luajtur në Ohër, në të cilën triumfuam me rezultatin 2:0.
Ekipi është fokusuar për këtë ndeshje dhe nuk do të lejojë befasi, ku të gjithë luajnë për të vetmin qëllim, kualifikimin në finalen e madhe për të shkruar një faqe të re të historisë së klubit.
Para kësaj sfide, opinionin e tij e ka dhënë braziliani, Andre Leao.
“𝘍𝘪𝘭𝘭𝘪𝘮𝘪𝘴𝘩𝘵, 𝘫𝘢𝘮 𝘴𝘩𝘶𝘮ë 𝘪 𝘭𝘶𝘮𝘵𝘶𝘳 𝘲ë 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵ë 𝘳𝘪𝘬𝘵𝘩𝘦𝘩𝘦𝘮 𝘯ë 𝘭𝘰𝘫ë 𝘱𝘢𝘴 𝘯𝘫ë 𝘱𝘦𝘳𝘪𝘶𝘥𝘩𝘦 𝘳𝘪𝘬𝘶𝘱𝘦𝘳𝘪𝘮𝘪 𝘯𝘨𝘢 𝘭ë𝘯𝘥𝘪𝘮𝘪. 𝘚𝘩𝘱𝘳𝘦𝘴𝘰𝘫 𝘵ë 𝘯𝘥𝘪𝘩𝘮𝘰𝘫 𝘦𝘬𝘪𝘱𝘪𝘯 𝘯ë 𝘮ë𝘯𝘺𝘳ë𝘯 𝘮ë 𝘵ë 𝘮𝘪𝘳ë 𝘵ë 𝘮𝘶𝘯𝘥𝘴𝘩𝘮𝘦 𝘯ë 𝘭𝘰𝘫ë. 𝘕ë 𝘭𝘪𝘥𝘩𝘫𝘦 𝘮𝘦 𝘯𝘥𝘦𝘴𝘩𝘫𝘦𝘯 𝘦 𝘯𝘦𝘴ë𝘳𝘮𝘦 𝘥𝘰 𝘵ë 𝘫𝘦𝘵ë 𝘯𝘫ë 𝘴𝘧𝘪𝘥ë 𝘴𝘩𝘶𝘮ë 𝘦 𝘳ë𝘯𝘥ë𝘴𝘪𝘴𝘩𝘮𝘦 𝘴𝘪 𝘱ë𝘳 𝘬𝘭𝘶𝘣𝘪𝘯, 𝘱𝘰𝘳 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘱ë𝘳 𝘯𝘦 𝘧𝘶𝘵𝘣𝘰𝘭𝘭𝘪𝘴𝘵ë𝘵, 𝘱𝘢𝘴𝘪 𝘬𝘦𝘮𝘪 𝘮𝘶𝘯𝘥ë𝘴𝘪𝘯ë 𝘵ë 𝘴𝘩𝘬𝘳𝘶𝘢𝘫𝘮ë 𝘦𝘮𝘳𝘢𝘵 𝘵𝘢𝘯ë 𝘯ë 𝘩𝘪𝘴𝘵𝘰𝘳𝘪𝘯ë 𝘦 𝘬𝘭𝘶𝘣𝘪𝘵, 𝘥𝘶𝘬𝘦 𝘢𝘳𝘳𝘪𝘵𝘶𝘳 𝘯ë 𝘧𝘪𝘯𝘢𝘭𝘦𝘯 𝘦 𝘒𝘶𝘱ë𝘴. 𝘕𝘦 𝘦 𝘥𝘪𝘮ë 𝘴𝘦 𝘥𝘰 𝘵ë 𝘫𝘦𝘵ë 𝘯𝘫ë 𝘯𝘥𝘦𝘴𝘩𝘫𝘦 𝘴𝘩𝘶𝘮ë 𝘦 𝘷ë𝘴𝘩𝘵𝘪𝘳ë 𝘥𝘩𝘦 𝘬𝘫𝘰 ë𝘴𝘩𝘵ë 𝘢𝘳𝘴𝘺𝘦𝘫𝘢 𝘱𝘴𝘦 𝘯𝘦 𝘥𝘶𝘩𝘦𝘵 𝘵ë 𝘫𝘦𝘮𝘪 100% 𝘵ë 𝘱ë𝘳𝘲𝘦𝘯𝘥𝘳𝘶𝘢𝘳 𝘥𝘩𝘦 𝘵ë 𝘧𝘰𝘬𝘶𝘴𝘶𝘢𝘳 𝘯ë 𝘭𝘰𝘫ë 𝘱ë𝘳 𝘵ë 𝘮𝘰𝘴 𝘭𝘦𝘫𝘶𝘢𝘳 𝘣𝘦𝘧𝘢𝘴𝘪 𝘥𝘩𝘦 𝘵ë 𝘴𝘪𝘨𝘶𝘳𝘰𝘫𝘮ë 𝘧𝘪𝘯𝘢𝘭𝘦𝘯 𝘦 𝘮𝘢𝘥𝘩𝘦”, ka thënë Leao.
Dueli ndërmjet Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Voska Sport do të luhet nesër në stadiumin “Gjorçe Petrov”, duke nisur nga ora 15:00.