Maliq Beluli është ndër futbollistët kryesorë të skuadrës së Besës dhe duket se edhe në sezonin pranveror skuadra nga Dobërdolli do varet nga loja dhe golat e tij. Ai shënoi golin e dytë për Besën në fitoren 2-0 ndaj Sasës, fundjavën e kaluar.
Në një prononcim për Open-TV, Beluli ka deklaruar se ndeshja me Pelisterin, të shtunën në stadiumin e Vrapçishtit, do të jetë e vështirë, pasi manastirasit kanë një skuadër cilësore, por shton se pret rezulat pozitiv.
“Të gjithë në skuadër jemi të vetëdijshëm se nesër kundër Pelisterit na pret një ndeshje e rëndë, sepse do të përballemi ndaj një kundërshtari të fortë. Pritshmëritë tona si klub janë që nesër nga kjo ndeshje të dalim me rezultat pozitiv. Besa mundet dhe ka kapacitet për të nxjerrë rezultatin që e dëshiron”, deklaroi mesfushori me përvojë Maliq Beluli.
Ndeshja e javës së 17-të e Ligës së dytë mes Besës dhe Pelisterit do të fillojë në orën 14:00.
Në tabelën e klasifikimit, Besa është e renditur në vendin e shtatë me 24 pikë, kurse Pelisteri i katërti me 33 pikë./Open-TV.