Manchester City ka hedhur shpejt pas krahëve eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe ia ka dalë të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Chelsea-t në gjysmëfinalen e FA Cup, duke siguruar kalimin në finale të kompeticionit.
Vetëm tri ditë pas sfilitjes 120-minutëshe në Champions League, lodhja ndikonte padyshim te të besuarit e Pep Guardiolës, që ndonëse patën kontrollin e topit, vuajtën të krijojnë raste të rrezikshme.
Chelsea shpërdoron kështu mundësinë e fundit për të shpëtuar sezonin, ndërsa Manchester City mbetet plotësisht në garë për të fituar dy trofe këtë sezon, pasi krahas finales së FA Cup, mban edhe kryesimin e Premier League.
Manchester City-Chelsea (1-0)
Gjysmëfinale, FA Cup
84′-Goool! Bernardo Silva merr topin në rrëmujë e sipër në zonë dhe e dërgon në fund të rrjetës.
Super Sport / Top Channel