Një manifestim madhështor me rastin e festës së Kurban Bajramit është organizuar në xhaminë “Bashkimi” të Lincit në Austri.
“Një atmosferë e madhe mbretëroi sot në manifestimin e Kurban-Bajramit me nxënësit e mektebit dhe shumë fëmijë të tjerë të shoqëruar me familjet e tyre.
Programi përmbante recitime, këndime fetare dhe lojra argëtuese për fëmijët të cilëve në fund ju shpërndanë edhe dhurata nga Xhamia.
Manifestimi tashmë është tradicional dhe ne e falënderojmë sektorin e femrës ,, Ardhmëria ” bashkë me kryesinë e xhamisë që organizuan këtë program.
Selame për të gjithë.
M_A”, ka shkruar imami i xhamisë Menderez Alili. (Open-TV)