Muaji mars është muaji i epopesë së UÇK-së. Ndërsa ne, Liga e veteranëve e futbollit e Kosovës së bashku me Dyqanin Sportiv Vlera Sport kemi vendosur të organizojmë një turnir futbolli madhështor në Kosovë.
TURNEU ËSHTË NËN PATRONATIN E FFK-së.
Pjesëmarrësit e këtij turniri do të jenë:
1. Veteranët e futbollit të Kosovës
2. Veteranët e futbollit të flamurtarit të Vlorës
3. Veteranët e futbollit të luginës së Preshevës
4. Veteranët e futbollit të Ulqinit.
5. Veteranët e futbollit të Tetovës.
6. Estrada Kosovare.
Turniri do të zhvillohet me datën 07/03/2022 dita e hëne në qytetin e Prishtinës( kampin e Hajvalisë) dhe fillon në ora 11:00.
I gjithë ky turnir nuk do kishte mundur të organizohet po mos të kishim ndihmën e FFK-së. Turniri është nën patronatin e FFK-së, kjo po e vërteton edhe njëherë se presidenti i Ffk-së Z. Agim Ademi është i gatshëm t’i ndihmoj jo vetëm të gjitha ligave të futbollit të Kosovës por edhe i ndihmon dhe i respekton veteranët e futbollit kosovar si dhe ata mbarë shqipëtar.