MËMËDHEU IM
Mëmëdhe sa shumë të dua,
Dashuria për ty asnjëherë s’ka për t’u shuar,
Ehhh, njeriu kur vete në vend të huaj,
E kupton rëndësinë e Mëmëdheut tuaj!
Gjithçka ndryshon që nga gjuha e traditat,
Nga natyra e kontradiktat,
Punë dhe vetëm punë ke për të punuar,
Përsëri je njeri i huaj – asnjëherë i vlerësuar.
Sa herë i thua vetes edhe pak këtu do të rri,
Derisa një ditë e kupton që erdhi e shkreta pleqëri,
Ndodhesh çdoherë fizikisht në mërgim,
E shpirtërisht, mendjen tek Mëmëdheu yt.
Çdo gjë duket paradoksale,
Si hije që venitet sa në diell e sa në male,
Rehati shpirtërore askund nuk gjen,
Vetëm në Mëmëdhe shpirti të flenë.
Edhe një ditë kur të vdesësh,
Eshtrat e tua don të pushojnë në Mëmëdhe,
Se Uni yt është i lidhur për atë tokë,
Ku aty je lindur dhe je rritur, aty pushon përjetë e mot!
Ganimete Jakupi, Zvicër.