Mërgimtari nga Zvicra, Isam Imeri, i cili jeton dhe vepron në Llozanë, para ndeshjes së KF Bashkimit me Pobedën e Prilepit kishte shtruar një darkë për futbollisttë dhe stafin drejtues të klubit, shkruan Open-TV.
Atmosfera ka qenë shumë e ngrohtë, pas startit me fitore në sezonin e ri të Ligës së Dytë të RMV-së ndaj Ohrid Lihnidos me rezultat 1-0.
Mërgimtari Imeri, i cili është pjesë e FC Dardania në Lozanë të Zvicrës, ndau disa përvoja të suksesshme te klubi i tyre në Zvicër, dhe si duhet vepruar dhe çfarë duhet punuar te KF Bashkimi.
Në fund të darkës të gjithë uruan për një lojë të mirë, korrekte dhe fitore të Bashkimit në ndeshjen kundër Pobedës që në faklt ashtu edhe doli pasi skuadra kumanovare shënoi fitore me rezultat 2-1. (Open-TV)