Nënshkrimi me trajnerin Ardian Nuhiu ka hapur rrugën për prezantimin e lojtarëve të ri që do të jenë pjesë e kuqezinjve në periudhën e ardhshme, shkruan Euforia.
Përforcimi i parë që do të prezantohet është qendërmbrojtësi 29-vjeçar Mevlan Adili. Ai vjen nga skuadra e Bylisit, ndërsa në Tetovë kthehet pas 5 vitesh. Adili ishte pjesë e Shkëndijës gjatë vitit 2018. (Euforia)