Të nderuar shikues ju njoftojmë se sonte (e shtunë, 30 mars 2024) prej orës 20:30 minuta do të transmetojmë “LIVE” në Open-TV dhe M-net nga Shtipi ndeshjen e javës së 16-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së veriut në futsal ndërmjet Futsal Forca dhe KMF Ovçe Pole nga Sveti Nikola.
Përveç ndeshjes do të ndjekim edhe ceremoninë festive të ndarjes së medaljeve dhe kupës së kampionit nga ana e përfaqësuesve të Ligës së Futsallit për futsallistët dhe stafin teknik të Futsal Forca, për herë të parë kampion në historinë tetë vjeçare të klubit.
Pas përfundimit të ndeshjes për të gjithë të pranishmit do të shtrohet një koktej i madh, andaj ftoheni të merrni pjesë në këtë festë të përbashkët.
Falënderojmë për mbështetjen financiare mërgimtarin nga Belgjika, Ismet Ajeti, pronar i kompanisë së njohur On Construct në Bruksel, i cili ëshë njëri prej atyre që mundësoi transmetimin “Live” të kësaj mbrëmje të bukur dhe të paharrueshme sportive.