12 gusht – Mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë, në prani të një numri të konsiderueshëm të spektatorëve, u shfaq premiera e filmit “Urownstrength” ose në gjuhën shqipe “Forca jote”, shkruan Open-TV.
Majlind Beluli, një prej aktorëve të shfaqjes për Open-TV ka folur lidhur me temën e këtij filmi të metrazhit të shkurtër. Sipas tij, ky film është bërë me motivin e të rinjve që kanë probleme dhune, droge e të tjerë.
“Emri i filmit është ‘Urownstrength’ ose në gjuhën shqipe ‘Forca jote’. Ky film është bërë me motivin e të rinjve që kanë probleme nga përdhunimi, droga, kanë ndales të folurit, nuk e kanë të drejtën e fjalës. Sa i përket aktorëve kanë qenë, (edhe pse jam edhe unë fillestarë) kanë qenë shumë të mirë për punën që e kanë bërë sic janë: Yllka Beluli, Rona Maliqi, Viola Zeqiri, Erina Aliji, Rrezart Nuredini dhe Altin Sefo. Pjesë e filmit isha edhe unë ku luajta rolin e psikologut. Ky film ka qenë më shumë si promovim për problemet që i ka rinia shqiptare. Kemi dashur të bëjmë edhe pjesë të tjera, por për shkak të buxhetit finansiar nuk kishim mundësi. Megjithate, ky është vetëm fillimi dhe nuk do të ndalemi këtu. Falënderoj cdo person që ka kontribuuar të mbahet kjo premier e filmit. Faleminderit të gjithë sponsorët, faleminderit Ilir Saitit që na ndihmoi pa menduar dy herë”, tha për Open-TV, Majlind Beluli, aktor i shfaqjes.
Pas përfundimit të filmit në fjalë, disa nga aktoret e shfaqjes folën për përvojën dhe ambiciet e tyre për të vazhduar me aktrimin, madje për ta pasur edhe profesion jete.
“Ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua që të marrë pjesë në këtë film. Kemi kaluar kohë shumë të bukura me aktorët. I falënderojë të gjithë ata që kanë qenë së bashku me ne, dhe poashtu të falënderoj Majlind Belulin dhe Valmir Miftarin, të cilët poashtu ishin me ne gjatë gjithë kohës”, deklaroi Yllka Beluli, aktore në shfaqje.
“Për mua ishte një kënaqësi e madhe të marrë pjesë në këtë film e që ishte një nisje e ëndrrës sime që të mirrem me aktrim. Falënderoj edhe Open-TV që ndoqi këtë aktivitet tonin”, u shpreh Rona Maliqi, gjithashtu aktore në shfaqje.
“Më vjen mirë që në Kumanovë është marrë një aktivitet i tillë dhe unë shpresoj që në të ardhmen aktrimi të jetë profesioni im i jetës”, deklaroi Viola Zeqiri, nxënëse e shkollës së mesme./Open-TV.