Të premten (sot), Trabzonspor njoftoi zyrtarisht transferimin e mesfushorit Enis Bardhi, përcjell Open-TV.
Reprezentuesi 44 herë i Maqedonisë së Veriut vjen nga klubi spanjoll UD Levante dhe i kushton “bordo-bluve” tre milionë euro.
Vetë lojtari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare, ku viti i fundit i kontratës është fakultativ. Bardhi te Trabzoni do të marrë një pagë vjetore prej 1.3 milionë euro.
Bardhi te Trabzon do të bartë fanellën me numër 29./Open-TV.
Yeni yuvana hoş geldin Enis Bardhi. ♥️💙 pic.twitter.com/YyvhCrQM4u
— Trabzonspor (@Trabzonspor) August 12, 2022