Fatos Rushiti, kryetar i KSH “Jehona e Karadakut”
Të shtunën më 9 mars me pjesëmarrjen e shumë krijuesve dhe dashamirëve të poezizë në Kumanovë kisha nderin ti hapë “Takimeve Poetike të Karadakut” të 32 me radhë nën organizimin e Klubit të Shkrimtarëve ‘’Jehona e Karadakut”
Gjatë fjalës sime vura theksin tek krijimi i një lidhje të të gjitha klubeve të shkrimtarëve dhe artistëve nga të gjitha trojet shqiptare. Poashtu theksova se Shqipëria, Kosova por dhe Maqedonia e Veriut deri më tani nuk kanë bërë aq sa duhet për të nxitur dhe ndihmuar modalitete të ndryshme të bashkëpunimit kulturor ndër shqiptarët.
Këtë vit me çmimin e parë ‘Fadil Bekteshi u shpërblye poetja nga Tirana Etleva Tafa me poezinë ‘Atje në Dalmaci’’, me çmimin e dytë ‘’Doruntina’’ u shpërblye poeti nga Durrësi Agron Calliku me poezinë ‘’Një dramë brenda vetes’’ ndërkaq me vendin e tretë ‘’Jehona Poetike’’ u shpërblye poeti nga Vitia Fadil Abazi me poezinë ‘’Nuk fiket kujtimi për ty’’.
Me mirënjohje të veçantë për afirmimin e poezisë shqipe brenda dhe jashtë vendit u laurua poeti i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare Dhimitër Pojanaku nga Pograddeci.
Kryesia e Klubit me Plaket e nderoi doajenin e gazetarisë kumanovare Nexhat Aqifi për kontribut në informimin dhe afirmimin e Klubit të Shkrimtarëve ‘’Jehona e Karadakut. I njejti për 32 vite me radhë ka ndjekur me tv lokale dhe Televizinoin Shtetëror Programi në gjuhën shqipe Takimet Poetike të Karadakut.
Ndërkaq mirënjohje të veçantë mori veterani i arsimit dhe afaristi i njohur kumanovar Feriz Dervishi, për kontribut financiar me shuma solide ndër vitesh për manifestimet kulturore në Kumanovë.
Poashtu me mirënohje u pajis edhe Abil Demiri pronar i ‘Foto Drita’’ nga Kumanova’’.
Poetet që lexuan në Orën e Madhe Letrare: Dhimitër Pojanaku, Kalosh Çeliku, Nehas Sopaj, Etleva Tafa,, Istref Haxhilleri, Enkelejda Mitrollari, Agron Calliku, Fadil Abazi, Selajdin Shabani, Daim Iljazi, Rami Kamberi, Burhanedin Xhemaili, Bajramali Selimi, Bujar Balliu, Amet Hasani Arben Ibrahimi, Ali Qerimi, Arber Salihu, Adriatik Zeqiri, Mejreme Kajolli Tusha, Ismail Ganiu, Era Qerimi, Emrah Biladhi, Ufra Alimi, Ismet Miftari, Avni Shaqiri, Etem Xheladini.
Juria letrare ishte në këtë përbërje Prof.Dr. Sherif Selimi, studiues i leterlrisë, poet dhe tregimtar, Mr. Arsim Halili poet dhe studiues dhe Bilall Maliqi poet i njohur nga Presheva.
Poezia në Kumanovë u shoqërua nga dy këngë shumë të bukura të kantautorit të njohur kumanovra Sunaj Raimi, njëherit poet dhe nënkryetar i këtij klubi.
Mnifestimi ‘’Takimet Poetike të Karadakut’’ pjesërisht është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Komuna e Kumanovës dhe Komuna e Likovës si dhe nga firma ‘Top Drajver’’.