Mbrëmë (10 tetor) në lokalet e restorantit “Arbëria” në fshatin Likovë u promovuan dy librat e poetit, Nehat Jahiu nga Orizarja, “Rrëfime e një ushtari të UÇK-së” dhe “Kujtime nga viti 2oo1”, botime të vitit 2022, organizuar nga SHSH “ABC Poetike” – Shkup, përcjell Open-TV.
Në këtë promovim morën pjesë krijues letrarë dhe dashamirë të librit nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora, si dhe kryetari i komunws sw Likovws, Erkan Arifi.
Ja Postimi i plot i autorit të librave, poetit Nehat Jahiu:
Mbrëmë Shoqata e Shkrimtarëve “ABC-ja Poetike” Shkup në lokalet e restorantit “ Arbëria” në fshatin Likovë promovoi dy librat mi edhe ate.
“Rrëfime e një ushtari të UÇK-së” dhe “Kujtime nga viti 2oo1”, botime të vitit 2022. Në këtë promovim morën pjesë në numër i madh krijuesish letrarë dhe dashamirë të librit nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.
Unë si autor i dy librave të lartpërmendur faleminderojë të gjithë pjesëmarrësit në këtë promovim që më nderuan me pjesëmarrjen e tyre. Në veçanti faleminderojë Shoqatën e Shkrimtarëve.
“ ABC- në Poetike” – Shkup.
Orizare,11.10. 2022
Nehat Jahiu