Nesër në stadiumin e Vrapçishtit pritet një festë e vërtetë futbolli, pasi në derbin e rajonit të Pollogut do të takohen Besa nga Dobërdolli dhe Arsimi nga Çegrani.
Kapiteni i skuadrës vendës, Maliq Beluli, ka folur për Open-TV, një ditë para këtij derbi të madh.
Ai tha se ka respekt për rivalin lokal të ditës së nesërm, e dinë forcën e tyre, por premton maksimumin në këtë përballje.
“Presim një ndeshje derbi kundër një kundërshtari të mirë. Ne jemi të përgatitur mirë për kërë takim dhe unë shpresoj dhe besoj në fitoren tonë”, u shpreh Beluli për Open-TV.
Në tabelën e klasifikimit, Besa dhe Arsimi renditen në vendet 6 dhe 7 me pikë të barabarta-nga 36. Është interesante se të dyja skuadrat kanë nga 11 fitore, 3 barazimi dhe 6 humbje, por Besa ka goldallim më të mirë.
KF Besa dhe KF Arsimi do të ndeshen të dielën me fillim nga ora 16:00 në stadiumin e Vrapcishtit, në kuadër të javës së 25-të në Ligën e dytë në futboll. (Open-TV)