Shkëndija e Haraçinës nesër (e shtunë, ora 17:00) në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit do të luaj ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni, ndeshjen e balotazhit kundër FC Cool nga Kisella Voda. Fituesi do të ngjitet në Ligën e Tretë-Veri.
Më këtë rast, drejtori sportiv i Shkëndijës, Sulltan Nuhi, i njohur me nofkën “Sulltan Baba” i është drejtuar qytetarëve të Haraçinës.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar bashkëvendas të Haraçinës u bënë 20 vite karrierë sportive, duke luftuar bashkarishtë që një ditë gjenerata jonë të arrijë suksesin, të cilin e kishin arritur, në vitet 1994/95, gjenerata e artë e Evzi Aliut, Burim Zendelit, Arben Nuhiute të tjerëve.
Ai sukses ishte arritur pasi Haraçina ishte e bashkuar, ndërsa sot fati, shpresa dhe qëllimet e pastra i janë kthyer gjeneratës tonë, dhe unë jam i tejlumtur për suksesin, të cilin e arritëm së bashku me futbollistët tanë ‘luana’. Normalisht me tifo-grupin #Çlirimtarët si dhe me qytetarët tonë të Haraçinës dhe të fshatrave: Mojancë, Orllancë dhe Grushinë. Jam i priviligjuar që sot mbaj postin e drejtorit sportiv të klubit, i cili ka qenë shpresë të themi e lojtarëve si: Gashi Ramadani, Hixhet Jusufi, Besir Demiri dhe talentët e një Shkëndije moderne si: Amir Nuhiu, Xhezair Abduli, Alban Ferati, Ilir Sula e të tjerë. Respekt për çdo qytetarë të Haraçinës, pasi për mua dita e nesërme është e vecantë, ku edhe qimet kokës më rrëqethen për suksesin e arritur.
Për Shkëndijën kemi qëndruar në shi e borë, në kushte pa kushte, duke luftuar për këtë ditë. Zoti na shprëbleu më së miri.
Nesër në ndeshjen e balotazhit nuk kam aspak dyshime, besoj se do ta shkatërrojmë kundërshtarin. KF Shkëndija është zemra jonë. (Open-TV)