Te sheshi Beqir Sadiku në Sllupçan të komunës së Likovës nesër në mbrëmje (e hënë, ora 21:00) do të bëhet promovimi i këngës kushtuar kushtuar dëshmorit më të ri Abdulmexhid Shaini, i cili ra në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit të tij më 4 korrikt të vitit 2001 në Sllupcan, shkruan Open-TV.
Kjo këngë do të këndohet nga Kori Komunal “Zejadin Ismaili”, me tekst nga Bajram Ramadani, muzika Florim Zulfiu, ndërsa është realizuar nga Ilirian Zulfiu.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ish-ushtarë të UCK-së, invalid të luftës, pjesëtarë të familjes së dëshmorit dhe mysafirë të tjerë.
Ndërkohë, me rastin e 21-vjetorit të rënies së dëshmorit më të ri të kombit, Abdulmexhit Shaini me fillim prej orës 17:00 do të organizohen homazhe te kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Sllupcan./Open-TV.