RESHAT IBRAIMI/OPEN-TV
Admin Abdulla është sulmues i ri i U14 të FC New Stars nga Shkupi me të cilin ekip bëjnë gara në Ligën e Fëmijëve të FFM-së, shkruan Open-TV.
Fillimet e para në futboll i ka nisur para 9 vitesh në New Stars, ku është edhe sot e kësaj dite, te trajneri Ilco Gjorgjievski.
Ai ka lindur me 4 korrik 2008. Është nga fshati Llokë i komunës së Sarajit, por tani me familjen e tij jeton në Shkup.
Admini luan në pozitën e sulmuesit kryesor, por është i gjindshëm edhe si anësor. Shpejtësia, teknika, loja me të dyja këmbët, goditjet nga largësia janë disa nga karakteristikat e tij që premtojnë shumë për të ardhmen.
Ai në tetë ndeshje kampionale ka shënuar 15 gola.
Abdulla dita ditës po dëshmon mjeshtëri dhe talent të padiskutueshëm në fushën e blertë, ndërsa falë formës së tij, ai ka marrë ftesë nga reprezentacioni i Maqedonisë U15, ndërsa pas dy vitesh pritet të kaloj në ekipin e parë të Makedonija GJP.
Admini ka marrë pjesë në kampin e Juventusit në Torino, ku ka luajtur kundër ekipeve italiane. Gjitashtu ka marrë pjesë edhe në kampin e Real Madridit të organizuar në vendin tonë, kurse në vitin 2019 si pjesë e KF Saraji mori pjesë në një turne në Berlin të Gjermanisë. Tre herë është zgjedhur golashënues më i mirë.
Qëllimi dhe dëshira e tij në jetë është të bëhet futbollist profesionist dhe të luaj në ligat më të forta europiane. Lojtari i tij i preferuar është Cristiano Ronaldo, ndërsa ëndërron të luaj për Real Madridin./Open-TV/