Arbër Xheladini i takon gjeneratë së re të mjekëve ambicioz dhe të suksesshëm nga Kumanova. Ai para tre ditësh e fitoi titullin specialist i Kirurigjisë Orale dhe Implantologjisë në Shkup. 30 vjecari e deshi shumë profesionin e mjekut, studio dhe punoi me pasion e përkushtim të madh, për të ardhur deri te ky titull.
Lajmin e ka bërë të ditur vet dr. Xheladini në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, shkruan Open-TV.
Me këtë rast, ai ka falënderuar familjen, kolegët dhe mentorët e tij për suksesin e arritur.
“Jam shumë i lumtur të ndaj me ju një arritje të madhe në rrugëtimin tim të karrierës: tani jam zyrtarisht një specialist i Kirurgjise Orale dhe Implantologjisë! Ka qenë një udhëtim sfidues, por tepër shpërblyes, i mbushur me orë të panumërta përkushtimi dhe pune të palodhur. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të familjes, miqve, kolegëve dhe mentorëve të mi që kanë qenë pranë meje në çdo hap të kësaj aventure”, ka shkruar dr. Arbër Xheladini.
Ndryshe, Arbër Xheladini nga viti 2019 është duke punuar në Qendrën Univeristare Stomatologjike “Sveti Pantelejmon” në Shkup. (Open-TV)