FC Forca nga Kumanova gjatë këtij sezoni ka shkruar historinë në futsallin vendor me dy suksese të mëdha: kanë fituar kupën dhe kampionatin e Maqedonisë së Veriut, për herë të parë në historinë tetëvjecare të klubit, shkruan Open-TV.
Sezonin e ardhshëm klubi shqiptar do të luajë në parakualifikimet e Ligës së kampionëve në futsal, duke shpresuar që në shortin e tërheqjes t’iu bien kundërshtarë më të përshtatshëm.
Pjesë e historisë së Futsal Club Forca janë edhe dy futsallistët e rinj dhe të talentuar: Leart Demiri dhe portieri Haqif Isaku.
Demiri është i vitlindjes (9 nëntor 2006) kurse Isaku është i vitlindjes (13 janar 2007). Dmth të dy që prej moshës 17 vjecare janë kampion dhe fitues të kupës me Forcën, një arritje e madhe.
“Të bëhesh kampion me ekipin e vendlindjes është ndjenjë shumë e veçantë, por të bëhesh kampion i dyfishtë i Ligës dhe I Kupës në moshë 17 vjeçare është ndjenjë e papërshkrueshme. Në të ardhmen gjithashtu presim ftesën e reprezentacionit. Falënderojmë bashkëlojtarët tanë më të vjetër dhe më me përvojë, si dhe stafint teknik në krye me trajnerin Gazmend Hiseini, e kryesinë e klubit për mbështetjen”, pohuan për Open-TV dy futsallistët e talentuar Demiri dhe Isaku. (Open-TV)