Dikur gjyshi, pastaj baba dhe tash djali. Gjenerata e tretë e familjes Agushi nga Kumanova bëhet pjesë e KF Bashkimi. Kian Agushi është 5 vjeçari premtues dhe pjesëtari më i ri i shkollës së futbollit Bashkimi, shkruan Open-TV.
Ai ka disa ditë që ka nisur të ushtrojë me gjeneratën 2015, ndërsa është i lindur në vitin 2017. Është djal i ish-futbollistit të njohur, Ferid Agushi, trajner aktual i Futsal Shkupi, dhe nip i gjyshit të ndjerë Nexhip Agushi, që poashtu dikur ka luajtur për Bashkimin.
Për të perfeksionuar talentin e tij po përkujdesën dy trajnerët, Florim Ymeri dhe Jeton Qerimi, ish futbollsit të mirënjohur të Bashkimit.
Për Kianin thonë se ka një teknikë të pabesueshme dhe një fizik shumë të mirë.
Kiani i ka lëvizjet teknike thuajse të njëjta me ato të yllit të Manchester Cityt, Erling Haland. Ai e admiron yllin norvegjez, për shkak të tij simpatizon skuadrën angleze. Babai i tij, Feridi, ia ka blerë uniformën e gjigandit anglez. Ndonëse është i ri në moshë, besohet se e ardhmja e tij do të jetë e ndritur. /Open-TV.