Struga Trim Lum shënoi sukses historik duke u shpallur kampion, dy javë para përfundimit të kampionatit të Ligës së parë.
Drejtori sportiv i klubit, Besart Isaku, është shprehur i lumtur me suksesin e arritur, por ka thënë se Struga Trim Lum nuk do të ndalet me kaq. Ai synon edhe kupën kundër Makedonija GJP më 20 maj, përcjell Open-TV.
“Kjo do të thotë një sukses i madh që pas shtatë vitesh FC Struga Trim Lum të shpallet kampion. Për qytetitin e Strugës më mirë nuk ka se ku shkon. Por Struga Trim Lum nuk ndalet këtu, do ta respektojmë kampionatin edhe në këto dy xhiro dhe do ta sjellim dhe kupën këtu në Strugë më 20 maj”, deklaroi Besart Isaku, drejtor sportiv i FC Struga Trim Lum.
“Titullin do ta festojmë më 14 maj kur do të shpëndahete edhe kupa”, u shpreh drejtori sportiv Besart Isaku. (Open-TV)