Projekti “Futbolli në shkollë”, bartës i së cilës ishte Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me FSSHM dje me zhvillimin e garave shtetërore ka ulur siparin për këtë sezon, përcjell Open-TV.
Nxënësit e klasës së dytë dhe tretë të SHFK “Bajrami Shabani”nga Kumanova dhe ato të klasës së katërt dhe të pestë janë shpallur kampion përkatësishtë nënkampion vendi. Në këtë mënyrë ata kanë përsërirur suksesin e vitit të kaluar.
“Projekti – ‘Futbolli në shkollë’. Bartës: Federata e Futbollit e Maqedonisë, në bashkëpunim me FSSHM. Më 31.05.2023 Garat republikane. Nxënësit e klasës 2/3 shpallen Kampion Shtetëror, kurse nxënësit e klasës 4/5 të (ishin pa fat në penallti) zunë vendit e II me çka shkolla fillore ‘Bajram Shabani’ – Kumanovë, përsërit suksesin e vitit të kaluar. Përgjegës i projektit: prof. Avni Nuhiu, Asistuan Prof Maliq Latifi, Florent Qazimi, Sazan Latifi dhe Ifaket Shabani”, ka deklaruar prof. Avni Nuhiu.
“Mendoj se ky vit definitivisht i takoi futbollit në Kumanovë. KF Bashkimi 1947 plasohet në Ligë të II-të. Gjimnazi ‘Sami Frashëri’, kampion në futboll për Shkolla të Mesme. ShFK ‘Naim Frashëri’, kampion shtetëror në futboll dhe nënkampion në futsall për shkolla fillore. Shfk ‘Bajram Shabani-‘Kampion Shtetëror me klasat e 3-ta dhe nënkampion shtetëror me klasat e 5-ta. Kumanova, fidanishte e talenteve të futbollit”, ka shkruar trajneri dhe profesor Avni Nuhiu. (Open-TV)