Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka prezantuar disa prurje të reja në rajonin e Kumanovës.
Ja prezantimet e tij:
“Aleancës për Shqiptarët çdo ditë po i bashkangjiten intelektual me përvojë në sferën e tyre.
I tillë është edhe Arbnor Tefiku, nga Kumanova, magjistër i shkencave politike dhe komunikolog i diplomuar.
Arbnori, me përvojën e tij 20 vjeçare në Qendrën për Menaxhim me Kriza, gjithashtu ka përvojë edhe me shoqata humanitare, i cili ka kontribuar edhe ndihmë të qytetarëve në nevojë, por edhe me projekte edukative për të rinj. Arbnori, ka vendosur që kontributin e tij në të mirë të qytetarëve ta vazhdoj me ne, sepse Ja VLEN!”, ka shkruar Taravari.
“Mirë se vjen Eron! Eron Beluli është nga Kumanova, i diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetit të Europës Juglindore, ku drejtimin e jetës e mori nga shkaqet se në familjen e tij ndodhi një padrejtësi ku ende e kërkon me vendosmëri Eroni, ka vendosur t’i bashkohet NDRYSHIMIT dhe ta sjellë drejtësinë në vend duke u bashkangjitur me Aleancën për Shqiptarët. Ia VLEN që intelektualët e rinj si Eroni, t’i kemi në mesin tonë”, ka shkruar Taravari.
“Aleancës për Shqiptarët i bashkangjitet Fatlum Beluli arkitekt i cili punon në sektorin privat! VLEN Ndryshimi me djem të rinj si Fatlumi!”, ka shkruar Taravari. (INA)