Postim i: Qendra Kulturore Shqiptare në Vjenë
Një ndër mbrëmjet më të bukura për festat e Nëntorit u organizua sonte në Qendrën tonë.
Prof. Dr. Nusret Pllana, prezentoi librat e tij me famë botërore dhe filmat e fundit dokumentar.
Librat gjenden tani e tutje edhe në librarinë e qendrës dhe mund të sigurohen nga të interesuarit. libraria.qendra.at .
E falemenderojmë Prof. Pllanën për emocionet si dhe ligjëratën mahnitëse me shumë fakte historike për krimet e Sërbisë në trojet etnike shqiptare që nga viti 1844 deri në vitin 1999.
Historia përsëritet nëse nuk kujtohet dhe mësohet prej saj, andaj shpresojmë të kemi mësuar sadopak nga historia jonë gjatë kësaj mbrëmje dhe të kujtojmë vitkimat dhe gjakun e derdhur të fëmijëve, grave, pleqve dhe heronjëve tanë dhe ti përcjellim ato fakte tek gjeneratat e ardhshme.
Prof. Nusret Pllana i dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë, e pse jo kthim sa më të shpejtë tek ne për të prezentuar edhe vepra tjera.